Bota

Studimi më i madh në Kinë: Të moshuarit dhe të sëmurët janë më të rrezikuar nga Koronavirusi

18 Shkurt 2020, 11:19 Nga DOSJA
Studimi më i madh në Kinë: Të moshuarit dhe të

KINË– Zyrtarët e shëndetësisë në Kinë kanë publikuar detajet e para për më shumë se 44,000 raste të Covid-19, në studimin më të madh që prej fillimit të shpërthimit të këtij virusi vdekjeprurës.

Të dhënat nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CCDC) zbulojnë se më shumë se 80% e rasteve kanë qenë të lehta, por të sëmurët dhe të moshuarit janë ata që rrezikohen edhe më shumë.

Hulumtimi tregon gjithashtu se edhe personeli mjekësor rrezikon shumë. Ditën e djeshme një drejtor spitali në qytetin Wuhan vdiq nga virusi. Liu Zhiming, 51 vjeç, ishte drejtori i Spitalit Wuchang në Wuhan, një nga spitalet kryesore në epiqendrën e virusit. Ai është një nga zyrtarët më të vjetër të shëndetësisë që ka ndërruar jetë deri më tani, për shkak të virusit vdekjeprurës.

Hubei dhe Wuhan janë vendet më të prekura në të  gjithë territorin e vendit. Raporti nga CCDC tregon se niveli i vdekjeve të këtë vend është 2.9% krahasuar me 0.4% në pjesën tjetër Kinës. Gjetjet vendosin nivelin e përgjithshëm të vdekjes së virusit Covid-19 në 2.3%.

Shifrat e fundit zyrtare të Kinës të publikuara të martën vendosin numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1,886 dhe mbi 73 të infektuar.

Koronavirusi u ka marrë jetën 1886 njerëzve, ndërsa në të gjithë botën deri më tani janë konfirmuar si të infektuar mbi 73 mijë persona.  Mbrëmë në Whan ndërroi jetë edhe një nga mjekët e dy spitaleve për të sëmurët me virus. Ndërsa ditët e fundit është raportuar edhe vdekja e parë në Francë, jashtë territorit të Kinës. Bëhet fjalë për një turist 80-vjeçar kinez që kishte marrë trajtim për Covid-19 që nga 25 janari, rreziku në mbarë botën mbetet i madh edhe pse Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se numri po vjen në ulje.

 

Burimi: BBC  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1886 viktima ne kine koronavirusi në kinë 1886 viktima ne kine koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll