Bota

Mbyllet transporti publik në Greqi/ Protestat masive të sindikatave në Athinë për ligjin e ri të sigurimeve shoqërore

18 Shkurt 2020, 10:58 Nga DOSJA
Mbyllet transporti publik në Greqi/ Protestat masive të sindikatave

GREQI– Ditën e sotme në Greqi është mbajtur një grevë e përgjithshme që ka bllokuar të gjithë transportin publik në Athinë.

Linjat e trenit dhe anijet në  portet  greke janë bllokuar ditën e sotme, pasi protestat e sindikatave të punëtorëve kanë mbushur rrugët e sheshet e kryeqytetit grek.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë të gjithë nëpunësit bashkiakë por jo vetëm, madje edhe gazetarët i janë bashkuar kësaj proteste masive.

Ndërkohë sindikatat protestojnë kundër reformave për pensionet, sigurimet shoqërore, si dhe për çështjet sociale.

Kujtojmë që në këtë projektligj përveç dispozitave të tjera, parashikohet edhe përjashtimi nga pensioni shtetëror nëse nuk ke zyrtarisht me dokumente ligjore 40 punë në shtetin grek.

Kështu zvogëlohen të ardhurat mujore për emigrantët shqiptarë dhe minoritarët në Greqi, edhe pse plotësojnë të gjitha kriteret për të përfituar pensionin.

Burimi: finance.yahoo

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi grevë e përgjithshme greqi grevë e përgjithshme

Sondazh

Poll