Politike

Berisha: Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani, akt kriminal shtetëror i shëmtuar i frymëzuar nga Rama

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha shprehet se Cakrani është goditur shtazërisht pa asnjë shkak, por vetëm për shkak të detyrës së tij

8 Shkurt 2026, 20:29 Nga D.S
Berisha: Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani, akt kriminal shtetëror i
Sali Berisha

TIRANË-  Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar pas dhunimit të avokatit Kujtim Cakrani, duke e cilësuar atë si një akt kriminal shtetëror të shëmtuar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha shprehet se Cakrani është goditur shtazërisht pa asnjë shkak, por vetëm për shkak të detyrës së tij. Sipas tij, ky veprim i autorëve është një krim i shëmtuar dhe i parapregatitur shtetëror, frymëzuar dhe sponsorizuar nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale.

“Dhunimi i Avokatit Kujtim Cakrani, një akt kriminal shtetëror i shëmtuar. Të dashur miq, sot avokati i mirënjohur Kujtim Cakrani që sot është dhe avokati i ish-Presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta goditet shtazërisht pa asnjë shkak, por vetëm e vetëm për shkak të detyrës dhe shtrohet në spital me fraktura në kokë. Partia Demokratike i uron shërim të shpejtë dhe të plotë Avokatit Kujtim Cakrani, dënon me forcën më të madhe këtë akt shtazor si një krim të shëmtuar të parapregatitur shtetëror të frymëzuar dhe sponsorizuar nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale dhe ju rikujton atyre se përgjegjësia direkte është e tyre dhe se drejtësia vonon por nuk harron”, shprehet Berisha.

Si ndodhi ngjarja? 

Avokati dhe mbrojtësi ligjor i Ilir Metës, Kujtim Cakrani është dhunuar ditën e sotme rreth orës 13:30 në ambientet e një karburanti në qytetin e Vlorës. Cakrani është goditur pas një konflikti të çastit me disa persona të cilët mbeten ende të paidentifikuar. Avokati është dërguar në spitalin e Vlorës aty ku po merr mjekimin e duhur. Ai u shpreh se dy persona të panjohur për të e kanë ofenduar dhe më pas e kanë sulmuar në momentin që ai po furnizohej me karburant. Ndërkohë, Policia e Vlorës ka reaguar ndaj dhunës së avokatit duke njoftuar se automjeti me të cilin u larguan dy dhunuesit e dyshuar është identifikuar. Sipas tyre, ngjarja dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, ndërsa avokati Cakrani shprehet se nuk beson se ky ka qenë shkaku i vërtetë./Dosja.al

sali berisha kujtim cakrani

Sondazh

Poll