Aktualitet

Shoqërimi i protestuesve nga policia/ Banorët e Rrjollit kërkojnë lirimin e tyre: Po na marrin tokat padrejtësisht dhe po na dhunojnë

Gjatë një prononcimi për mediat, njëri prej protestuesve është shprehur se do t'i drejtohen gjykatave, dhe SPAK-ut.

7 Shkurt 2026, 16:19 Nga E.d
Shoqërimi i protestuesve nga policia/ Banorët e Rrjollit
Foto ilustruse

SHKODËR- Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Shkodër janë mbledhur pranë Drejtorisë Vendore të Policisë. Ata kërkojnë lirimin e banorëve, të cilët janë shoqëruar nga policia gjatë protestave për pronat.

Sipas tyre po bëhet një padrejtësi në çështjet e pronësisë. Në lidhje me këtë, ata kërkojnë zgjidhje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse. Gjatë një prononcimi për mediat, njëri prej protestuesve është shprehur se do t'i drejtohen gjykatave, dhe SPAK-ut.

“Na arrestojnë te toka, shkojnë atje sikur ua kemi zënë ne. Ne do të vijmë nesër, e pasnesër, pasi jemi në të drejtën tonë. Këta kriminelë na trajtojnë se u kemi zënë ne tokat. Na bllokojnë makinat, kanë falsifikuar dokumentet. Nuk do të ndalemi, dhe do ta mbrojmë me çdo mënyrë. Do t’i drejtohemi gjykatave, SPAK-ut. I kapin prej leckash, nuk pyesin nëse janë pleq apo të rinj. Nuk është shteti që kemi ne, por ata që kanë paguar.”, tha një prej protestuesve./Dosja.al

shkodër baks-rrjoll protesta

Sondazh

Poll