Aktualitet

Detajet/ U paraqit pa shenja jete në spital, 4-vjeçari dyshohet se pësoi reaksion nga mjalti

Dyshohet se vogëlushi ka pësuar një reaksion pas konsumimit të mjaltit. 

7 Shkurt 2026, 15:28 Nga E.d
Detajet/ U paraqit pa shenja jete në spital, 4-vjeçari dyshohet se
Foto ilustruse

VLORA- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e cila ndodhi ditën e sotme, ku një i mitur arriti pa shenja jetë në spitalin e Vlorës. Dyshohet se vogëlushi ka pësuar një reaksion pas konsumimit të mjaltit. 

Familja e 4-vjeçarit jeton në Palasë. Bëhet me dije se i mituri nuk është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore të zonës. Ai është dërguar nga të afërmit në Spitalin Rajonal Vlorë.

Policia bën të ditur se 4-vjeçari ka mbërritur në spital pa shenja jete. Nga vëzhgimet paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, në trupin e viktimës. Priten ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes./Dosja.al

viktima policia vlora

Sondazh

Poll