Politike

Berisha: Përveç Surrelit, Rama ka edhe rezidencë në Dardhë

Në fund, Lideri i opozitës theksoi se Rama edhe në Hënë të shkojë, nuk shpëton dot nga vjedhjet që ka bërë. 

7 Shkurt 2026, 13:40 Nga E. D
Berisha: Përveç Surrelit, Rama ka edhe rezidencë në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, deklaroi se kryeministri Edi Rama, përveç rezidencës në Surrel, tashmë ka dhe një tjetër në Dardhë të Korçës. Në fund, Lideri i opozitës theksoi se Rama edhe në Hënë të shkojë, nuk shpëton dot nga vjedhjet që ka bërë. 

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:

Tani Emigrant: Rama në FB sot në mëngjes ka nxjerrë pamje nga Dardha. Ky ose është arratisur në Dardhë, ose po do me thënë se Balluku i ka ngrënë dardha pas shpine.

Sali Berisha: Historia e Dardhës dhe Edi Ramës është shumë e veçantë. Edi Rama ka pasur shtëpi në Dardhë dhe pastaj bëri sikur e ka shitur. Pra, del se përveç Surrelit, ka edhe rezidencë në Dardhë. Simbolikat e Dardhës me Edi Ramën janë të panumërta.

Dhe unë mund t’u them ju, mund të lexoni po të keni kohë, disa ese të mia me vizitat që bënte së bashku me Ben Blushin ai në Dardhë. Por mos shko gjer atje, mos u lodh se i ke rënë pikës. Mesazhi është ky, por Lubia i thotë se dardhat i ke ngrënë vetë ti. Kështu që të shkojë në Dardhë ose në Hënë, nuk i shpëton dot./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll