Politike

Berisha: Të gjitha format e kryengritjes paqësore janë në diskutim

Berisha deklaroi gjithashtu se opozita nuk synon ardhjen në pushtet përmes dhunës, por do të fitojë vetëm me votën e shqiptarëve.

7 Shkurt 2026, 12:56 Nga E. D
Berisha: Të gjitha format e kryengritjes paqësore janë në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga qytetarët, nëse do të ishte më efektive që revolta të spostohej në bllokime aksesh kombëtare. Në përgjigje, lideri i opozitës theksoi se të gjitha format e kryengritjes paqësore janë në diskutim. 

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:

Vlash Gjonaj: A do të ishte më efektive që revolta të spostohej në bllokime aksesh kombëtare, në një orar, në një ditë dhe të mbahen të bllokuara.

Sali Berisha: Të falënderoj shumë për sygjerimin. Të garantoj që edhe ajo është një nga format e kryengritjes paqësore./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll