Politike

Berisha: Millosheviçi i ka thënë Baton Haxhiut në Hagë që ti je i yni, ai ishte agjenti personal i Stanishiçit

Duke komentuar qëndrimet e fundit të Haxhiut për veprimet e SPAK, Berisha e cilësoi atë si pjesë të një misioni politik në mbrojtje të kryeministrit Edi Rama dhe të marrëdhënieve të tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

7 Shkurt 2026, 12:31 Nga E. D
Berisha: Millosheviçi i ka thënë Baton Haxhiut në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët ka deklaruar se Baton Haxhiu ka qenë i lidhur me strukturat e ish-regjimit serb. Sipas tij vetë Sllobodan Millosheviçi  gjatë një takimi në Hagë e ka quajtur Haxhiun të vetin. Duke komentuar qëndrimet e fundit të Haxhiut për veprimet e SPAK, Berisha e cilësoi atë si pjesë të një misioni politik në mbrojtje të kryeministrit Edi Rama dhe të marrëdhënieve të tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI ME QYTETARËT: 

Hebije Hazinedari: Në një shkrim të sotëm, Baton Haxhiu thoshte në këtë vend tani prokurori është më i fortë se kryeministri. Duke komentuar vendimet e SPAK, Haxhiu duket ka ndryshuar qëndrim, pasi kur bëhej fjalë për goditjen e opozitës, ai ishte pro SPAK, kurse tani për Ramën, ai i ka dalë kundër. Si i cilësoni këto qëndrime?

Sali Berisha: Tani, në qoftë se i keni harruar, po rikujtoj se Haxhiut i ka thënë në sy, në Hagë, Sllobodan Millosheviçi që ti je nash, ti je i yni. Haxhiu ka qenë agjent personal i shefit të zbulimit Stanishiç, të zbulimit të ish-Jugosllavisë. Dhe këtu ai është ndërmjetësi i vëllazërisë së Edi Ramës me Aleksandër Vuçiç.

Është njeriu që mori pjesë në takimin me katër sy, dhe dy ishin të Danjollit të Sherkës, personazhit të Rexhep Qosjes, ishin të Batonit ato dy sytë e tjerë aty.
Ndaj dhe këta mos prit ndonjëherë që ky soj njerëzish, ata janë në mision tërësisht në mburojë të Edi Ramës. Prandaj dhe duhet t’i shumëzojmë me zero./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll