Politike

"Narkoshteti nuk ka interesat e qytetarëve"/ Berisha: Kosova ka shtet, Shqipëria ka narkoshtet

Sa i përket trupit të pajetë të 30-vjeçarit që u gjet në lumin Mat falë ndërhyrjes së autoriteteve të Kosovës, Berisha vlerësoi rolin e presidentes Vjosa Osmani dhe institucioneve të Kosovës.

7 Shkurt 2026, 13:27 Nga E. D
"Narkoshteti nuk ka interesat e qytetarëve"/ Berisha: Kosova ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha gjtë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, akuzoi qeverinë për mungesë përgjegjësie ndaj qytetarëve. Sa i përket trupit të pajetë të 30-vjeçarit që u gjet në lumin Mat falë ndërhyrjes së autoriteteve të Kosovës, Berisha vlerësoi rolin e presidentes Vjosa Osmani dhe institucioneve të Kosovës.

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:

Endriti: Zoti Berisha, një i ri i zhdukur në Klos, në ujërat e lumit Mat, është gjetur nga trupat e Kosovës me ndërhyrjen e presidentes Osmani, ndërkohë autoritetet tona i kishin ndërprerë kërkimet para dy javësh. Pse shteti ynë nuk e ka prioritet qytetarin shqiptar?

Sali Berisha: Njëherë në radhë të parë duhet të falënderoj përzemërsisht presidenten Osmani, qeverinë e Kosovës dhe njësitë ushtarake të Kosovës për këtë akt jashtëzakonisht të rëndësishëm jo vetëm për atë familje, por për të gjithë Matin dhe të gjithë Shqipërinë. Pse hoqi dorë shteti shqiptar? Dallimi mes shtetit të Kosovës dhe shtetit shqiptar është absolutisht i njëjtë sicc është dallimi midis dy faqeve të hënës, faqes së ndritur dhe faqes së errët që nuk shndrin kurrë.

Kosova ka shtet, Shqipëria ka narkoshtet. Narkoshteti nuk ka interesat e qytetarëve. Urdhëroni se si u përmbytën 6 mijë ndërtesa në rrethin e Durrësit si kurrë ndonjëherë, dhe pastaj del e thotë se fajin e kanë qytetarët që hedhin letra në kanale. Fajin e kanë qytetarët që ata që kanë marrë 42 milionë euro për pastrimin e kanaleve, i kanë vjedhur ata. Nuk kanë faj ata, se ata janë pushtetarë. Ata janë njerëz të qytetarëve, kurse fajin e kanë qytetarët. Kjo është arsyeja pse këta hoqën dorë. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së viktimës. Dënoj qëndrimin e papërgjegjshëm të shtetit./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll