7 Shkurt 2026, 12:38
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreytari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita nuk synon ardhjen në pushtet përmes dhunës, por do të fitojë vetëm me votën e shqiptarëve. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha theksoi se Edi Rama meriton dhe do të ketë dënimet më të rënda që ka marrë kush ndonjëherë në këtë vend, për krimet që ka kryer, ndërsa shtoi se PD i qëndron parimit të kryengritjes paqësore.
Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:
Met Noka: Doktor nuk ka arsye që protesta të jetë paqësore. Rama nuk ikën me lule, po me shkelma. Le te jetë si protestat e Francës, Greqisë ku e merr në dore populli jo me regji. Rrimë ikim. Pse nuk e lini popullin të bëjë çfarë të dojë në protestë, mos e pengoni.
Sali Berisha: Rama lule nuk meriton kurrë. Edi Rama meriton dhe do të ketë dënimet më të rënda që ka marrë kush ndonjëherë në këtë vend, për krimet që ka kryer. Por përsëri ne i qëndrojmë parimit të kryengritjes paqësore. Sepse i dashur ne nuk vijmë në pushtet me dhunë, ne jemi Parti Demokratike dhe vijmë në pushtet vetëm me votën e shqiptarëve.
Kjo rrugë është pak më e mundimshme, por është më e sigurtë dhe më është më fitimtare. Kjo është arsyeja. Nuk dua të hy në histori, por jemi në Shkurt dhe Shkurti i 1991 ishte një muaj i përgjakshëm për ne, siç e kujtoni ndofta.
Në shkurt të 1991 u vranë 8 qytetarë të pafajshëm, edhe një foshnje 2-vjeç në krevatin e gjumit tek flinte. U plagosën mbi 110 vetë në Tiranë, Fier dhe qytete të tjera.
U zvarritën pas kamionëve demokratët. U mbajtën me revole në kokë për kohë të tëra. Por ne me vendosmërinë tonë, qëndrimin tonë kundra dhunës ne fituam. Ne prap do të fitojmë. Edhe ne mund të rrëmbenim armë, siç rrëmbyen armët vullnetarët e Enverit që ishin që të gjithë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, ishin ushtarakë dhe të tjerë. Por jo ne i qëndruam asaj platforme dhe sot i qëndrojmë ne asaj platforme dhe them se, kjo platformë i ka shërbyer më shumë se çdo gjë tjetër Shqipërisë./Dosja.al
sali berisha edi rama
Politike
7 Shkurt 2026, 12:32
E. D
Sali Bersha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Bersha ka reaguar në lidhje me emërimin e Dashnor Sulës në pos...
Politike
7 Shkurt 2026, 12:31
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët ka deklaruar se Baton H...
Politike
7 Shkurt 2026, 12:22
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga qytetarët gjatë bashkëbisedimit në rrjetet sociale,...
Politike
7 Shkurt 2026, 12:14
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kancelaritë evropiane janë drejt marrjes së një...
Politike
7 Shkurt 2026, 12:13
E. D
Seanca paraprake për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për kalimin për gjykim të &cce...
Politike
7 Shkurt 2026, 12:09
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi pezulli...
Politike
7 Shkurt 2026, 09:56
E. D
Magnus Brunner
TIRANË- Komisioneri për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner ka folur për vizitën e tij n&eu...
Politike
6 Shkurt 2026, 22:25
Belinda Balluku
TIRANË- Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Sandër Beci dhe Asim Vokshi janë katër gjyqtarët që votuan ku...
Politike
6 Shkurt 2026, 21:56
E. D
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Vendimi i Gjykata Kushtetuese për lënien në fuqi të pezullimit të zv.kryeministres Belinda B...
Politike
6 Shkurt 2026, 21:45
E. D
Edi Rama, Belinda Balluku, GJK
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Pas rret...