Politike

"Mik i paharruar i Shqipërisë"/ Rama në Vatikan ndaj pamje nga homazhi në varrin e Papa Françeskut

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama thekson se Papa Francesku ka qenë një mik i paharruar i Shqipërisë.

5 Shkurt 2026, 15:22 Nga D.S
"Mik i paharruar i Shqipërisë"/ Rama në Vatikan ndaj
Foto nga homazhi në varrin e Papa Françeskut

 VATIKAN- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Vatikani aty ku ndodhet që prej ditës së djeshme. Kryeministri ka kryer homazhe në varrin e Papa Françeskut.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama thekson se Papa Francesku ka qenë një mik i paharruar i Shqipërisë. Gjithashtu ai shprehet se, ky ishte një çast i veçantë i vizitës në Selinë e Shenjtë.

“Homazhi në varrin e Papa Françeskut, mik i paharruar i Shqipërisë dhe i familjes sonë, që nuk harronte kurrë të lutej për popullin tonë e të na dërgonte mesazhet e tij të miqësisë, ishte një çast i veçantë i vizitës në Selinë e Shenjtë”, shprehet Rama./Dosja.al

edi rama ne vatikan papa françesku rama në vatikan ndaj pamje nga homazhi në varrin e papa françeskut

Sondazh

Poll

Politike 5 Shkurt 2026, 13:41 I.A

FOTOLAJM/ Rama pritet nga Papa Leone XIV 

Edi Rama dhe Papa Leone XIV VATIKAN- Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka zhvilluar një takim me Papa Leon XIV. Edhe gjatë k&eum...