Aktualitet

ARRSH: Bllokohet aksit Qafë Thore-Theth për shkak të ortekëve të borës

ARRSH u bën apel qytetarëve që të shmangin këtë aks, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

5 Shkurt 2026, 12:17 Nga I.A
ARRSH: Bllokohet aksit Qafë Thore-Theth për shkak të
Rruga

THETH- Aksi Qafë Thore-Theth është bllokuar ditën e sotme për shkak të ortekëve që kanë rënë. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Autoriteti Rrugor Shqiptar bëjnë me dije se shkak i këtij bllokimi është shkaktuar nga rënia e ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth. ARRSH u bën apel qytetarëve që të shmangin këtë aks, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar plotësisht. Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim. U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme”, thuhet në njoftim./Dosja.al

arrsh

Sondazh

Poll