Politike

Vizita e Ramës në Vatikan/ Lutja e Kryeministrit në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë dhe ndriço mendjet tona

Gjatë qëndrimit atje, Rama përcolli një mesazh shpirtëror, duke ia besuar vendin, familjet dhe rininë mbrojtjes së Zojës së Këshillit të Mirë.

5 Shkurt 2026, 08:19 Nga E. D
Vizita e Ramës në Vatikan/ Lutja e Kryeministrit në
Edi Rama

VATIKAN- Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania, ku bëri edhe lutjeje bashkë me bashkëshorten e tij, Linda Rama. Gjatë qëndrimit atje, Rama përcolli një mesazh shpirtëror, duke ia besuar vendin, familjet dhe rininë mbrojtjes së Zojës së Këshillit të Mirë.

Lutja e Kryeministrit Edi Rama: 

O Mari, Nënë e ëmbël e Këshillit të Mirë, kaq e dashur për bijtë
e Shqipërisë në atdhe dhe jashtë atdheut! Sot po vijmë tek ti, edhe një herë, të ta besojmë popullin tonë, familjet tona, rininë tonë.

Ti që je Zojë e Shkodrës dhe e mbarë Shqipërisë, na udhëhiq në rrugën e së mirës, na jep dritë në dyshime dhe ngushëllim në provat e jetës. Nën mbrojtjen tënde kërkojmë strehë, o Virgjër e bekuar.

Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona dhe na bëj të jemi gjithmonë
besnikë ndaj Birit tënd, Jezusit. O Zoja e Këshillit të Mirë, lutu për ne!/Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll