Politike

"Jemi në kilometrin e fundit"/ Berisha: Me datën 10, qytetarët do i japin leksionin e merituar këtij regjimi

Lideri opozitar u shpreh se do bëhet gjithçka për të nxitur frymën e revoltës në çdo qytetar.

4 Shkurt 2026, 19:30 Nga E.d
"Jemi në kilometrin e fundit"/ Berisha: Me datën 10,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha gjatë takimit të sotëm me demokratët në kryeqytet se me datën 10 shkurt, qytetarët do i japin leksionin e merituar këtij regjimi. Lideri opozitar u shpreh se do bëhet gjithçka për të nxitur frymën e revoltës në çdo qytetar. Ai tha se PD ka arritur disa objektive dhe se ndodhet në në kilometrin e fundit.

Sali Berisha: E thashë këtë, sepse kjo kohë është kohë e vështirë. Kjo kërkon që ne... unë e di fare normale të thoni se do merremi vetëm me këtë. Jo, do merremi me shumë gjëra në këtë kohë. Do merremi me protestën, do bëjmë gjithçka për suksesin e saj. Do merremi me seksionin, do bëjmë gjithçka për të ngritur në këmbë dhe të jetë sa më i fortë.

Do merremi me anëtarësime të reja, do bëjmë gjithçka që të tërheqim të rinj, të reja, qytetarë, idealistë, njerëz me vlera. Do bëjmë gjithçka për të nxitur frymën e revoltës në çdo zemër, në çdo shpirt. Në çdo vatër, tek çdo shqiptar. Revoltë dhe vetëm revoltë.

Kemi arritur disa objektiva, jemi në kilometrin e fundit, prapë e them. Asgjë në botë nuk do mund të ndalë marshin tonë. Ndaj dhe me datën 10, qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë janë të ftuar për t’i thënë leksionin e merituar këtij regjimi dhe kreut të tij, Edi Rama./Dosja.al

sali berisha opozita edi rama

Sondazh

Poll