5 Shkurt 2026, 08:09
Nga E. D
Ilir Meta
TIRANË- Sot në orën 10:00 mbahet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, ku do vendoset nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim.
Në seancën e kaluar pati përplasje mes Metës dhe prokurorit Sotir Kllapi. Prokurori i SPAK arriti të lexonte vetëm 90 faqe nga kërkesa për kalim për gjykim të ish çiftit dhe mbeten edhe rreth 100 faqe të tjera.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik të 2025 lidhur me aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
ilir meta gjkko monika kryemadhi
Politike
4 Shkurt 2026, 21:25
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta, ka falënderuar Institutin Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së M...
Politike
4 Shkurt 2026, 20:56
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri, Albin Kurti ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin e qeverisë “Kurti 3” në raport m...
Politike
4 Shkurt 2026, 20:07
E. D
Alfred Moisiu
TIRANË- Ish-Presidenti, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë ditën e sotme në Qendrën Spitalore U...
Politike
4 Shkurt 2026, 19:30
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha gjatë takimit të sotëm me demokratët në kryeqytet se me dat&eum...
Politike
4 Shkurt 2026, 19:21
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se do bëj çdo gjë për të ripërtërirë ...
Politike
4 Shkurt 2026, 19:18
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka zgjedhje me Ramën pa e larguar atë nga pushtet...
Politike
4 Shkurt 2026, 19:12
E. D
SHBA- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vijoi vizitën e saj në Uashington me disa takime në Kongresin ...
Politike
4 Shkurt 2026, 19:08
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri demokrat, Sali Berisha deklaroi se një regjim që shndërron zgjedhjet në farsë, meriton çdo...
Politike
4 Shkurt 2026, 18:56
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se censura e këtij regjimi është më e mjerë se ajo e viteve t...
Politike
4 Shkurt 2026, 18:54
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama është i ...