Politike

"Ministria e Shëndetësisë punon pa plan"/ Alimehmeti: U rritën çmimet e barnave pa shpjegim, disa u trefishuan

Ai u shpreh se qeveria pa paralajmërim ndërhyn te çmimet e barnave, dhe se farmacistët nuk përmbushin barnat e rimbursueshme për pacientët.

4 Shkurt 2026, 18:40 Nga E.d
"Ministria e Shëndetësisë punon pa plan"/ Alimehmeti: U
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë, Ilir Alimehmeti, gjatë fjalës së tij në foltoren e PD-së tha se janë rritur çmimet e barnave pa shpjegim, ku disa prej tyre edhe janë trefishuar. Ai u shpreh se qeveria pa paralajmërim ndërhyn te çmimet e barnave, dhe se farmacistët nuk përmbushin barnat e rimbursueshme për pacientët.

Demokrati theksoi se MSH punon pa plan, nuk punon në drejtim të pacientit, por të disa 'xhepave' përkatës. Në fund, Alimehmeti shtoi se me 10 shkurt do të mbahet protesta e opozitës, ku u jepet mundësia qytetarëve ti përgjigjen qeverisë.

Alimehmeti: Ka një problem më të madhe akoma për të sëmurët. Kush ka të sëmurë në shtëpi tregu farmaceutik hyri në kaos. Qeveria pa paralajmërim ndërhyn te çmimet e barnave. Dhe farmacistët nuk përmbushin barnat e rimbursueshme për pacientët. Iu vu në kurriz farmacistëve. Çdo gjë që ndodh në shëndetësi është në kurriz të njerëzve, jetës dhe shëndetit. U rritën çmimet e 10-tra barnave pa shpjegim.

Disa u trefishuan. Pa transparencë. MSH është aty për të tutëluar njerëzit. Këto janë antibiotikë, ilaçe tumorale. Për shumë sëmundje. Në kurriz të fondit publik dhe atyre që nuk përfitojnë. Për interes të disa firmave. Depot shesin me çmim më të lartë, ndërkohë që u kërkohet ti sheshin pacientëve më ulët. Kemi marrë shumë raportime për pacientë që bëjnë ecejake.

MSH punon pa plan, nuk punon në drejtim të pacientit, por disa xhepave përkatës. Dhe çon shtresën e pacientëve kundër shtresës së farmacistëve. Kërkon një zgjidhje të menjëhershme. Në 10 shkurt na jepet mundësia ti japim një përgjigje qeverisë. Kjo qeveri rrëzohet vetëm me protestë, revoltë. Të thërrasim këdo. Sheshi tregon kush është opozita. Si Edi Rama mundet./Dosja.al

ilir alimehmeti opozita msh

Sondazh

Poll