Politike

"Vizita në Vatikan nisi nga ‘Zoja e Shqipërisë’"/ Rama: Asnjë kryetar shteti shqiptar nuk e ka vizituar që prej 1467

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri kombëtar,  ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës.

4 Shkurt 2026, 18:38 Nga E.d
"Vizita në Vatikan nisi nga ‘Zoja e
Foto ilustruse

VATIKAN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se asnjë kryetar shteti shqiptar nuk e ka vizituar Vatikanin që prej vitit 1467. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri kombëtar,  ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës.

Sipas tij, gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte të lutej në Genazzano te Zoja e Shqipërisë, që thirret edhe Regina di Albania ose ndryshe Mbretëresha e Shqipërisë.

Postimi i Ramës

VIZITA NË VATIKAN për takimin me Atin e Shenjtë, nisi sot nga Genazzano, në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467.

Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës. Gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Shqipërisë që thirret edhe Regina di Albania - Mbretëresha e Shqipërisë./Dosja.al

edi rama vatikan biden vizite ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll