Politike

SPAK i “mbylli” derën, reagon Xhafaj: Është praktikë kushtetuese, s’ka karakter ndërhyrës

Ai theksoi se, Kuvendi në ushtrimin e kompetencave të tij kushtetuese shërben edhe si hapësirë e dialogut institucional ku ndërtohet mirëkuptimi ndërmjet pushteteve dhe konsolidohet kultura e bashkëpunimit institucional.

4 Shkurt 2026, 17:13 Nga DOSJA
SPAK i “mbylli” derën, reagon Xhafaj: Është
 Fatmir Xhafaj

TIRANË- Fatmir Xhafaj ka reaguar sot, pasi Prokuroria e Posaçme i "mbylli" derën Komisionit të Përhershëm Parlamentar Xhafaj, duke refuzuar këtë komision dhe duke e cilësuar si cënim privatësie. 

Gjatë mbledhje së Komisionit për Nismat Qytetare, bashkëpunimin dhe mbikëqyrjen institucionale, kryetari Fatmir Xhafaj deklaroi se vizitat monitoruese janë një praktikë e konsoliduar parlamentare edhe në legjislaturën e kaluar dhe se nuk ka aspak karakter ndërhyrës.

Ai theksoi se, Kuvendi në ushtrimin e kompetencave të tij kushtetuese shërben edhe si hapësirë e dialogut institucional ku ndërtohet mirëkuptimi ndërmjet pushteteve dhe konsolidohet kultura e bashkëpunimit institucional.

“Shqipëria është republikë parlamentare. Kuvendi në ushtrimin e kompetencave të tij kushtetuese shërben edhe si hapësirë e dialogut institucional ku ndërtohet mirëkuptimi ndërmjet pushteteve dhe konsolidohet kultura e bashkëpunimit institucional.

Normat dhe praktikat parlamentare nuk e shohin kurrsesi funksionin kushtetues të mbikëqyrjes parlamentare si monitorim të institucioneve të pavarura dhe sidomos ndaj veprimtarisë së tyre, dhe ndaj nuk kanë aspak karakter ndërhyrës të çdo natyre qofshin ato. Vizitat monitoruese janë një praktikë e konsoliduar parlamentare edhe në legjislaturën e kaluar”, u shpreh Xhafaj./Dosja.al

 fatmir xhafaj

Sondazh

Poll