Politike

“Asnjë kontratë nuk u nënshkrua me praktikantët”, Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Takimi me Kryeministrin ishte i filmuar, ndërsa publikut i shitet sikur ishte live

Në mesazhin e tij thuhet se Rama zhvilloj një takim në orën 9 të mëngjesit me praktikantët që kishin përfunduar me sukses një praktikë pune 3 mujore në institucionet publike, ku afro 350 praktikantë ishin ftuar në këtë ceremoni.

4 Shkurt 2026, 18:21 Nga E.d
“Asnjë kontratë nuk u nënshkrua me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme një mesazh të ardhur nga një qytetar digjital. Në mesazhin e tij thuhet se Rama zhvilloj një takim në orën 9 të mëngjesit me praktikantët që kishin përfunduar me sukses një praktikë pune 3 mujore në institucionet publike, ku afro 350 praktikantë ishin ftuar në këtë ceremoni.

Sipas qytetarit, nga frika e studentëve ceremonia u transmetua në oren 11 sikur po zhvillohej live. Ai shkruan se më e rëndësishmja ishte se asnjë student, nuk u njoftua për firmosje e kontratave 1 vjeçare të punës.

Mesazhi:

Mashtrues ordiner!

Asnjë kontratë nuk u nënshkrua me praktikantët dhe takimi i filmuar i shitet publikut sikur ishte live.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Doktor, sot Kryeministri pallosh 2 metër i gjatë zhvilloj një takim në orën 9 te mëngjesit me Praktikantët që kishin përfunduar me sukses një praktikë pune 3 mujore në institucionet publike ku afro 350 praktikantë ishin ftuar në këtë ceremoni, Rama nga frika e studenteve ceremonia u transmetua në orën 11 sikur po zhvillohej Live, edhe më e rëndësishmja asnjë student nuk u njoftua per firmosje e kontratave 1 vjeçare të punës, e gjitha një shfaqje e ndyrë e Kryeministrit!/Dosja.al

sali berisha edi rama qytetari

Sondazh

Poll