Aktualitet

Ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur, kapen 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Gjatë ndërhyrjes së policisë është konstatua se njëri prej tyre kishte probleme shëndetësore, pasi kishte ndrydhur këmbën.

2 Shkurt 2026, 20:06 Nga E. D
Ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur, kapen 16
Foto Ilustruese

KORÇË- 16 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar nga Policia Kufitare e Korçës. Mësohet se emigrantët ishin fshehur në një ndërtesë të braktisur në afërsi të teqesë së Qatromit. Gjatë ndërhyrjes së policisë është konstatua se njëri prej tyre kishte probleme shëndetësore, pasi kishte ndrydhur këmbën.

Menjëherë pas njoftimit nga policia kufitare, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore. Gjithashtu kontrollet janë shtuar nga Policia Kufitare e Korçës, me qëllim jo vetëm evidentimin e emigrantëve të paligjshëm, por edhe identifikimin e personave që ndihmojnë këta shtetas për të lëvizur drejt Tiranës apo qyteteve të tjera të vendit./Dosja.al

korce policia emigrante

Sondazh

Poll