Politike

Berisha-deputetëve: Përparësi absolute ka organizimi sa më i fuqishëm i protestës së datës 10

Berisha i ka bërë thirrje deputetëve që çdo orë të ditës ta fokusojnë në takime me qytetarët.

2 Shkurt 2026, 13:46 Nga I.A
Berisha-deputetëve: Përparësi absolute ka organizimi sa më i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se përparësi për opozitën mbetet organizimi sa më i fuqishëm i protestës së datës 10 shkurt. Berisha i ka bërë thirrje deputetëve që çdo orë të ditës ta fokusojnë në takime me qytetarët.

Berisha theksoi se dosja e AKSHI-t implikon drejtpërdrejt kryeministrin Rama, ndërkohë që akuzoi për përpjekje të qëllimshme për fshehje dhe shkatërrim dokumentesh. Berisha theksoi se guximi dhe reagimi qytetar përmes protestës përbëjnë rrugën e vetme për t’i dhënë përgjigje kësaj situate.

"Plus, edhe njëherë, është lule dosja e Ballukut se ç’është dosja e AKSHI-t. Dosja e AKSHI-t është dosja më e paparë ndonjëherë në historinë e Europës. Ku vetë Edi Rama është kryesori. Është kryesori! Ku u detyrua të marrë haptas në mbrojtje Mirlindën për respektin maksimal që ka për të. E ka se është Linda. Ajo është një prestanome e Lindës së Surrelit. Po zotëri, ta dinë të gjithë qytetarët. Mirlinda e AKSHI-t është presanome e Lindës së Surrelit, sepse i gjithë krimi i kësaj agjencie shtetërore, ka si strumbullar baxhanakun e Edi Ramës, kunatin e Lindës. E regjistruar me dokumente, e angazhuar në tenderat e AKSHI-t për kunatin. Tani ky përpiqet, dhe ajo ushtarja e Agasit që thotë se nuk kam folur me Agasin për tendera, që i merrte peng biznesmenët, punon ditë e natë për të fshehur, për të shkatërruar dokumente.

Qytetarët e kanë kuptuar se vetëm fjala e tyre, vetëm guximi i tyre mund t’u japë përgjigje. Nuk i zgjidh drejtësia këto sepse nuk pyesin më për drejtësi. E kyçi ky drejtësinë. Faktikisht e asgjësoi. U ndala në këtë problem për të theksuar edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka protesta, që kanë qytetarët. Koha është e qytetarëve. Ndaj përparësi absolute për çdo orë të ditës tuaj ka takimi me qytetarët dhe organizimi sa më i fuqishëm i protestës së datës 10. Llojshmëria e saj. Po kuptohet që është rruga e vetme," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll