Politike

PD bojkoton sërish komisionin e Reformës Territoriale! Mazniku: U humbën dy muaj që mund të kishim produkt

Mazniku u shpreh se, mazhoranca i ka kërkuar Parlamentit javën e kaluar të ndryshohet mënyra se si është formuar komisioni, duke shtuar një anëtar nga mazhoranca për të krijuar një mekanizëm zhbllokues.

2 Shkurt 2026, 13:33 Nga D.S
PD bojkoton sërish komisionin e Reformës Territoriale! Mazniku: U
Arbjan Mazniku

TIRANË-  Përfaqësuesit e opozitës kanë bojkotuar për herë të katërt pjesëmarrjen në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Mazniku u shpreh se, mazhoranca i ka kërkuar Parlamentit javën e kaluar të ndryshohet mënyra se si është formuar komisioni, duke shtuar një anëtar nga mazhoranca për të krijuar një mekanizëm zhbllokues.

Sipas tij, u humbën dy muaj që komisioni mund të kishte produkt. Sot ishte afati i fundit që mazhoranca i dha PD për t’u kthyer në komision, ndryshe do të ndryshonte formulën e përbërjes, që pritet të kalojë në seancën plenare të së martës.

I kemi dhënë të gjitha garancitë opozitës për të qenë pjesë e komisionit. U humbën dy muaj që mund të kishim produkt. I kemi kërkuar Parlamentit javën e kaluar të ndryshojmë mënyrën se si është formuar komisioni, duke shtuar një anëtar nga mazhoranca për të krijuar një mekanizëm zhbllokues. Kjo nuk do të thotë që opozita të mos jetë, do të ketë tetë anëtarët e saj. Ndërkohë, do të fillojmë të punojmë për këtë proces”, tha Arbjan Mazniku./Dosja.al 

arbjan mazniku pd bojkoton sërish komisionin e reformës territoriale!

Sondazh

Poll