Politike

VIDEO/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, 'politika' nis inspektimin për sigurinë në ambientet e GJKKO-së

Ky vendim ka ardhur pas urdhërit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të kontrolluar sigurinë në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendeve, pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja. 

2 Shkurt 2026, 12:29 Nga I.A

VIDEO/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, 'politika' nis inspektimin

TIRANË- Grupi i inspektimit për sigurinë i komisionit 'Xhafa' ka nisur sot punën në ambientet e Gjykatës së Posaçme. Ky vendim ka ardhur pas urdhërit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të kontrolluar sigurinë në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendeve, pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja. 

Me kërkesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunim dhe Mbikëqyrje Institucionale, monitoroi më herët gjykatën e Korçës.

Në videon e mësipërme të siguruara nga Dosja.al, shihen dy inspektorë në ambientet e jashtme të GJKKO-së. 

Komisioni ka kërkuar të kryejë inspektim edhe në Prokurorinë e Posaçme, por kërkesa është refuzuar. Në përgjigjen e prokurorisë thuhet shprehimisht se kërkesa e komisionin bien në kundërshtim me pavarësinë e këtij institucioni./Dosja.al

astrit kalaja klgj gjkko spak

Sondazh

Poll