Politike

"Ka vetëm një zgjidhje, dorëheqja e Ramës"/ Berisha: Zemërimi i qytetarëve ka përmasa të papërmbajtura

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha  akuzoi kryeministrin se ka asgjësuar drejtësinë dhe institucionin e akuzës për të mbrojtur veten nga hetimet për korrupsion.

2 Shkurt 2026, 13:33 Nga I.A

"Ka vetëm një zgjidhje, dorëheqja e Ramës"/

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh me aferat dhe çështjet që ka në dorë drejtësia për qeverisjen e tij, kryeministri Edi Rama ka vetëm një zgjidhje, që është dorëheqja e tij.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha  akuzoi kryeministrin se ka asgjësuar drejtësinë dhe institucionin e akuzës për të mbrojtur veten nga hetimet për korrupsion. Berisha tha se zemërimi i qytetarëve po arrin përmasa të papërmbajtura dhe se qytetarët po kuptojnë që shpresat tek drejtësia janë shuar.

"Të nderuar deputetë dhe deputete, të dashur qytetarë dhe qytetare, java fillon në kushtet e një diktature në të cilën de facto Edi Rama ka asgjësuar drejtësinë, ka asgjësuar institucionin e akuzës për faktin e vetëm sepse nga ky institucion, një prokuror guxoi të hetojë dosjen e tij. Çdo orë, çdo ditë që kalon për çdo shqiptar bëhet e qartë se dosja Balluku është dosja Rama.

Dhe se dosja Balluku ka vetëm një zgjidhje, dorëheqjen e Ramës. Dhe ajo që është pozitive, është se këtë e ka kuptuar çdo shqiptar. Unë e vlerësoj shumë punën që keni bërë ju me zgjedhësit, përpjekjet tuaja, takimet e rëndësishme dhe përpjekjet serioze, por u garantoj se zemërimi i qytetarëve po shkon në përmasa të papërmbajtura. Ka një revoltë të brendshme shpirtërore tek njerëzit e thjeshtë, të cilët e shohin se edhe ajo shpresë që kishin tek drejtësia për ndëshkimin e korrupsionit, u shua. Ata kuptuan se shkaku, autori, arkitekti i sistemit të korrupsionit në Shqipëri e ka emrin Edi Rama. Ata kuptuan se njëlloj si në një diktaturë, drejtësia nuk mund t’i afrohet atij. Qytetarët po e kuptojnë, dhe e kanë kuptuar, se vjedhja e pasurive të tyre dhe fondeve publike për Edi Ramën është një normalitet. E konsideron veten si padron të tyre," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll