Aktualitet

Rikthehen fadromat për resortin 'Blue Borgo' në Velipojë, banorët i presin me protestë: Po na grabit pronat

Resorti është planifikuar të jetë me 5 yje dhe pranë zonës së Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ndërkohë që banorët kanë denoncuar se fadromat janë rikthyer në mënyrë të fshehtë gjatë natës dhe po kryejnë punime.

2 Shkurt 2026, 13:22 Nga I.A
Rikthehen fadromat për resortin 'Blue Borgo' në
Pamjet

VELIPOJË- Fadromat për të ndërtuar resortin 'Blue Borgo' në Velipojë janë rikthyer ditën e sotme. Mësohet se ky resort po ndërtohet nga biznesmeni Bashkim Ulaj, por prej rreth një viti ka hasur në kundërshtinë e banorëve të zonës. 

Resorti është planifikuar të jetë me 5 yje dhe pranë zonës së Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ndërkohë që banorët kanë denoncuar se fadromat janë rikthyer në mënyrë të fshehtë gjatë natës dhe po kryejnë punime.

Punimet kanë nisur gjatë natës, pa dijeninë e fshatarëve. Këta janë njerëz spontanë që kanë ndodhur këtu, do vijnë nga jashtë shtetit edhe trashëgimtarët e pronës. Këta prentojnë të vazhdojnë rrugën këtu, për të shkuar te prona. Kjo rrugë që kalon këtu, është e fshatarëve, sot jemi për rrugën dhe për pronën. Balluku s’ka të drejtë ti japë leje ndërtimi, kur ne e kemi bërë publike dhe aq më tepër që jemi në proces gjyqësor për fitimin e pronës sonë si pronar të vjetër. Ne do bllokojmë rrugën Shëngjin-Velipojë, do ketë përplasje fizike. Liria jonë është prona, këtë liri që kemi pas, edhe këtë duan me na e marrë. Këta vijnë natën, firmosin natën, ne vetëm kur shohim fadromat”, tha një banor.

Banorët për mediat thone se i kanë që në kohën e Zogut dhe janë ende në proces gjyqësor për ti marrë ato.

"Ne s’kemi marrë asnjë informacion, kur do të nisësh një punë si Bashkim Ulaj, vihet një tabelë dhe që do merret toka. E grabitën, kjo është distancë e grabitur. Ne nuk kemi ditur gjë. Kryetari i Bashkisë nuk na përqas. Do mblidhemi me çfarëdo lloj mjeti dhe këtu do bëjmë gjakderdhje, do bllokohet rruga nëse nuk na japin përgjigje”, tha një tjetër banor.

Më tej ata theksuan se nëse punimet nuk ndalen do të bllokojnë rrugën Shëngjin-Velipojë.

“Toka është e jona, çfarë do ai? Do rrëmujë, do luftë? Shkojmë në shtet, shtet nuk ka. Ankohet fukarai, fukarait i vihet këmba. Edhe në ligjim kemi për ta bërë në shtëpinë tonë. Toka është e jona, duam vendin tonë. Ai do me e marrë fal. Ne e kemi që në kohën e Zogut. Ne do të bisedojmë me njëri-tjetrin dhe do të veprojmë”, përfundojnë banorët./Dosja.al

blue borgo bashkim ulaj

Sondazh

Poll