Aktualitet

Plagosja në Lezhë/ Policia del në njoftim zyrtar: I lënduari është pronari i biznesit, ndërsa autori ndodhet në arrati 

Si pasojë e kësaj ngjarje, ka mbetur i plagosur pronari i biznesit i identifikuar si 30-vjeçari Sokol Daci.

1 Shkurt 2026, 22:01 Nga E.d
Plagosja në Lezhë/ Policia del në njoftim zyrtar: I lënduari
Foto ilustruse

LEZHA- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar, pas plagosjen me armë zjarri e cila ndodhi pak minuta më parë në qytetin e Lezhës. Në njoftimin e policisë thuhet se është qëlluar disa herë me plumba drejt një biznesi.

Si pasojë e kësaj ngjarje, ka mbetur i plagosur pronari i biznesit i identifikuar si 30-vjeçari Sokol Daci. Ai ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e specializuar mjeksore. Bëhet me dije se Daci ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendngjarja. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D. ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

 sokol daci lezhë armë zjarri

Sondazh

Poll