Aktualitet

VIDEO/ Pamje nga vendngjarja në Lezhë, mbi 20 goditje plumbash në fasadën e një biznesi

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1 Shkurt 2026, 21:39 Nga E.d
VIDEO/ Pamje nga vendngjarja në Lezhë, mbi 20 goditje plumbash në
Pamje nga vendngjarja

LEZHA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Lezhës, në zonën e njohur si Kthesa e Rrilës. Fotoja e shfaqur në ekran tregon pamje nga vendngjarja, ku shihet fasada e një biznesi e bërë shoshë nga plumbat.

Nga pamjet mund të shihet se mbi fasadën e biznesit është qëlluar me plumba, më shumë se 20 herë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Po punohet gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e autorit.


I plagosur nga të shtënat me armë ka mbetur 30-vjeçari Sokol Daci. Ai ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e specializuar mjeksore. Bëhet me dije se Daci ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

lezha plagosje biznes

Sondazh

Poll