Aktualitet

FOTO/ "Kemi frikë se mos na rrahin sërish"/ Çifti u dhunua barbarisht brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja

Sipas gruas, i pari që është goditur është 55–vjeçari Fatmir Meçani. 

31 Janar 2026, 20:00 Nga D.S
FOTO/ "Kemi frikë se mos na rrahin sërish"/ Çifti u
Foto nga ngjarja

DURRËS- Një çift është dhunuar me grushta brenda makinës së tyre nga disa persona, gruaja e dhunuar është shprehur e frikësuar për situatën e krijuar. Sipas gruas, i pari që është goditur është 55–vjeçari Fatmir Meçani. 

Familja Meçani ndihet e kërcënuar dhe e pambrojtur, përsa kohë dhunuesit e tyre janë ende të lirë. Sipas tyre, kjo nuk është hera e parë që ata i dhunojnë, ashtu siç kanë dhunuar edhe familje dhe persona të tjerë po në atë zonë.

“Kemi frikë të dalim nga shtëpia se mos na rrahin sërish. nuk kam dalë as për të blerë bukë për fëmijët!.Në momentin që vëllai i tij, Lulzimi, bashkëshortja e Fatmirit dhe kunata e tij po e shoqëronin në spital, makina e tyre është goditur nga po të njëjtët persona që më parë kishin gjakosur Fatmirin”, tregon gruaja./Dosja.al

fatmir meçani Çifti u dhunua barbarisht brenda makinës durres

Sondazh

Poll