Aktualitet

Iu sekuestrua rreth 210 mijë pasuri e familjarëve/ Kush është "dentisti" që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS! Si mashtroi me pasaportën

Në vitin 2015, Alimehmeti kishte aplikuar për një pasaportë amerikane të re, duke mashtruar për humbjen e saj dhe duke fshehur vulat e refuzimit britanik, për të shmangur dyshimet e autoriteteve. Në 2018, ai pranoi fajësinë për gënjeshtra në aplikimin për pasaportë dhe për mbështetje materiale ndaj ISIS-it.

31 Janar 2026, 10:27 Nga E. D

Iu sekuestrua rreth 210 mijë pasuri e familjarëve/ Kush

TIRANË- Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuritë e familjarëve të Sajmir Alimehmeti, i cili është i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për akte terroriste. Bëhet me dije se Sajmir Alimehmeti, i njohur ndryshe me nofkën “Dentisti”, në dhjetor të 2018-ës është dënua nga një gjykatë federale në Manhattan me 22 vjet burg për ofrim të mbështetjes materiale ndaj grupit ekstremist Shteti Islamik (ISIS) dhe për mashtrim me pasaportën.

“Dentisti” kishte qenë nën vëzhgim të autoriteteve që nga viti 2014, kur iu refuzua hyrja në Britani në dy raste, pasi synonte të udhëtonte në Siri. Sipas FBI-së, ai kishte blerë thika dhe pajisje ushtarake dhe kishte luajtur video ku shfaqej një luftëtar i ISIS-it duke ekzekutuar të burgosur. Gjithashtu ai kishte deklaruar gjithashtu se planoi të udhëtonte drejt Sirisë së bashku me vëllanë, i cili më pas u arrestua.

Ndërsa, në vitin 2015, Alimehmeti kishte aplikuar për një pasaportë amerikane të re, duke mashtruar për humbjen e saj dhe duke fshehur vulat e refuzimit britanik, për të shmangur dyshimet e autoriteteve. Në 2018, ai pranoi fajësinë për gënjeshtra në aplikimin për pasaportë dhe për mbështetje materiale ndaj ISIS-it. Gjykatësi i Manhattanit, Paul Engelmayer gjatë seancës gjyqësore të 2018-ës, e përshkroi Alimehmetin gjatë shpalljes së vendimit si “një bombë e kurdisur”, duke theksuar rrezikun që paraqiste për sigurinë. 

Ndërkohë sot, Prokuroria e Tiranë njoftoi se prindërit e Alimehmetit kanë deklaruar se të ardhurat i kanë krijuar nga qiratë e kursimet, por nuk kanë dokumente të provojnë këto deklarata dhe vlerat monetare objekt kërkese për konfiskim nuk kanë prejardhje të ligjshme si dhe faktin që këto pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme dhe dokumentacion.

Bazuar në hetimet, prokuroria thekson se vlerat monetare nuk kanë prejardhje të ligjshme dhe nuk justifikohen me dokumentacion të rregullt. Për këtë arsye, prokuroria kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive në vijim: Llogaritë e Z.A.: 39.49 lekë, 4.74 USD, depozita USD 50,109.56 dhe 3,862,244.93 lekë. Llogaritë e V.A.: 15,001.09 euro. Llogaritë e përbashkëta të Z.A. dhe V.A.: 11,734,250 lekë./Dosja.al

sajmir alimehmeti

Sondazh

Poll