Aktualitet

"Po na dëmtoni ekonominë"/ Tregtarët e Vlorës sërish në protestë: Vendimi i Bashkisë rrezikon punën tonë

Sipas vendimit të miratuar, tregtarët e fruta-perimeve do të zhvendosen në tregun e Çoles, ndërsa tregtarët industrialë në tregun e Shumicës në Jalli të Nartës.

31 Janar 2026, 10:49 Nga E. D
"Po na dëmtoni ekonominë"/ Tregtarët e Vlorës
Foto Ilustruese

VLORË- Tregtarët e Vlorës kanë dalë sërish sot në protestë para Teatrit “Petro Marko”, duke kundërshtuar vendimin e Këshillit Bashkiak për zhvendosjen e tyre nga zonat aktuale të tregtimit. Sipas vendimit të miratuar, tregtarët e fruta-perimeve do të zhvendosen në tregun e Çoles, ndërsa tregtarët industrialë në tregun e Shumicës në Jalli të Nartës.

Tregtarët kanë deklaruar se ky vendim është marrë pa asnjë konsultim real me ta dhe pa u ofruar garanci për kushtet minimale të punës. Gjithashtu protestuesit shprehen se zhvendosja në këto zona i largon nga qendra e qytetit dhe nga klientët e tyre, duke rrezikuar seriozisht mbijetesën ekonomike të dhjetëra familjeve.

Sakaq, qytetarët kanë deklaruar se tregjet e reja nuk janë funksionale, nuk kanë infrastrukturë të përshtatshme dhe nuk ofrojnë siguri për vijimin normal të aktivitetit tregtar.

“Vendimet po merren nga zyra, pa u pyetur ata që preken drejtpërdrejt. Ne nuk jemi kundër rregullit, por kundër një vendimi që na shkatërron punën”, shprehen tregtarët./Dosja.al

tregtarët e vlorës

Sondazh

Poll