Aktualitet

Dhunuan çiftin dhe iu dëmtuan makinën! Policia procedon 44-vjeçarin, shpallen në kërkim dy të tjerë në Durrës

Sipas njoftimit të policisë, A. Z., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës së bashku me shtetasit S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç, kanë goditur me grushte çiftin e bashkëshortëve F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe.

31 Janar 2026, 16:20 Nga D.S

Dhunuan çiftin dhe iu dëmtuan makinën! Policia procedon

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka nisur procedimin penal për një 44-vjeçar i cili së bashku me 2 persona të tjerë ka dhunuar një çift dhe i kanë dëmtuar automjetin.

Sipas njoftimit të policisë, A. Z., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës së bashku me shtetasit S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç, kanë goditur me grushte çiftin e bashkëshortëve F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:30, dhe dyshohet se konflikti ka nisur prej motiveve të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Nga hetimet ka rezultuar se më datë 30.01.2026, rreth orës 17:30, në lagjen nr. 14, Nishtulla, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte shtetasit F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe, si dhe kanë dëmtuar automjetin tip “Ford Focus”, duke thyer xhamat e derës së shoferit dhe pasagjerit, në pronësi të shtetasit L. M., 47 vjeç."/Dosja.al

durres dhunojne ciftin ne durres dhunojne ciftin e bashkeshorteve per motive te dobeta

Sondazh

Poll