Aktualitet

EMRI+FOTO/ U plagos me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari në Shijak

45-vjeçari ka ndërruar jetë në spital ku prej ditësh ishte i shtruar në gjendje të rëndë.

31 Janar 2026, 16:58 Nga D.S
EMRI+FOTO/ U plagos me armë zjarri në derë të
Foto Ilustruese

SHIJAK- Ka ndërruar jetë Denis Çumani, 45-vjeçari nga Shijaku i cili mbrëmjen e 27 janarit, u plagos me armë zjarri në derë të shtëpisë së tij. 45-vjeçari ka ndërruar jetë në spital ku prej ditësh ishte i shtruar në gjendje të rëndë.

EMRI+FOTO/ U plagos me armë zjarri në derë të
Denis Çumani

Si ndodhi ngjarja?

Dy kushërinjtë Dorian dhe Indrit Ferra i kanë shkuar në shtëpi Çumanit dhe pasi e kanë dhunuar fizikisht e kanë qëlluar me armë duke i shkaktuar plagë të rënda. Shkaku i konfliktit dyshohet se ka qenë një vajzë.

Mësohet se, Çumani i kishte dërguar mesazhe asaj, ndërkohë që ajo ishte në një lidhje me Dorian Ferrën. Besohet se vajza ishte takuar me Ferrën në një lokal dhe aty ajo ka marrë mesazhe nga Çumani, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e Ferrës. Pas këtij  takimi, Dorian Ferra ka marrë kushëririn e tij, Indritin, dhe kanë shkuar tek banesa e Çumanit ku më pas kanë kryer krimin./Dosja.al

 

denis Çumani dorian ferra indrit ferra shijak

Sondazh

Poll