29 Janar 2026, 20:36
Nga E. D
Ilir Pilku
TIRANË- Eksperti i sigurisë ushqimore, Ervin Resuli ka reaguar pas deklaratave të ekspertit të bujqësisë Ilir Pilku, i cila tha se qumështi i marketit është më i mirë dhe qumështi i fshatarëve duhet të hiqet nga mendja. Me anë të një postimi në Facebook, Resuli ka komentuar deklaratat e Ilir Pilkut, duke theksuar se një ditë më parë zhvilloi takim me fermerët, ku foli për forcimin e blegtorisë, ndërsa sot thotë që qumështi i fshatarëve është i helmuar.
Resuli thekson se kjo nuk quhet zhvillim profesional, por ndryshim krahu sipas rrogës që mer. Gjithashtu Resuli shkruan se Ilir Pilku paska qenë i dështuar si ekspert i bujqësisë, pasi gjatë gjithë këtyre viteve nuk e ka përmirsuar fshatarin. Në fund, Resuli nënvizon se njeriu mund të ndërrojë karrige, por nuk duhet të ndërrojë ndërgjegje.
"Dje me fermerët, sot kundër tyre. Mos pështy në sofër ku ke ngrënë Ilir. Dje ishe me fermerët, shkruaje projekte për zhvillimin rural, flisje për forcimin e blegtorisë. Sot, nga zyra e fabrikave të qumështit, del e thua që qumështi i fshatarëve është i helmuar. Kjo nuk quhet zhvillim profesional, por ndryshim krahu sipas rrogës që mer. Do të thotë që ekspertiza jote gjatë gjithë këtyre viteve paska qenë e dështuar nuk e ka permirsuar fshatarin! Njeriu mund të ndërrojë karrige, por nuk duhet të ndërrojë ndërgjegje.
Ilir Pilku , ti e di mirë kush janë blegtorët e këtij vendi. Janë ata që të kanë dhënë bukë ty dhe mbajnë gjallë fshatin, që prodhojnë ushqimin bazë dhe janë rezervë natyrore e vendit, që mbajnë familjet dhe një pjesë të madhe të ekonomisë reale mbi shpinë, 20% të PBB-së. Ata nuk janë problemi — ata janë themeli. Industria nuk prodhon qumësht, e merr nga fshatari, e përpunon, shton çfarë mundet dhe më pas e paketon bukur dhe e shet si “cilësi”. Nëse ka problem, është i gjithë zinxhirit, jo vetëm i atij që rri në stallë me baltë deri në gju.
Unë e vlerësoj eksperiencën tënde të dikurshme ndër vite, por sot po flet si zëdhënës i rrogës qe merr , jo si njeri i terrenit. Fshatari e njeh qumështin më mirë se kushdo, sepse aty ka jetën, zanatin dhe bukën e fëmijëve. Karriget dhe drejtorët e industrisë së qumështit ndërrohen shpejt dhe shpesh, por fshatari mbetet aty. Dhe me të mbetet edhe e vërteta," shkruan Ervin Resuli në Facebook.
Ndërsa eksperti i bujqësisë Ilir Pilku deklaroi: “Konsumatori duhet të dijë kush e ka prodhuar qumështin. Vetëm në këtë mënyrë ka gjurmueshmëri dhe produkti duhet të shoqërohet me dokument laboratorik. Duhet parë edhe ambalazhi, mënyra e tregtimit dhe temperatura e ruajtjes. Kemi parë qumësht që shitet në 45 gradë në rrugë. Ai qumësht mund të shkaktojë helmim"./Dosja.al
ilir pilku
Aktualitet
29 Janar 2026, 19:50
E. D
Mikel Ndoj
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në më 26 janar në Durrës, ku 56-vje&cced...
Aktualitet
29 Janar 2026, 19:50
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Pika kufitae e Qafë Thanës është hapur këtë mbrëmje, pasi kishte qëndruar e ...
Aktualitet
29 Janar 2026, 19:50
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Gazetari investigative italian, Giuseppe Bascietto ka deklaruar se mafia shqiptare po depërton thellë në Si&...
Aktualitet
29 Janar 2026, 19:50
SPAK
TIRANË- SPAK ka dhënë pretencën për zyrtarë të Ministrisë së Brendshme lidhur me anuzimin me te...
Aktualitet
29 Janar 2026, 18:49
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë deklaruar se një bandë shqiptare e drogës ka operuar në disa plantacione t...
Aktualitet
29 Janar 2026, 18:32
E.d
Foto ilustruse
Qeveria e Kosovës ka mbledhur një grup zyrtarësh nga institucionet shtetërore, në të cilin bëjnë pje...
Aktualitet
29 Janar 2026, 16:34
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve të repektojnë kushtet e viz...
Aktualitet
29 Janar 2026, 16:15
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme tre persona në Tiranë. Ato u arrestuan nga forcat blu, pasi kryenin vjed...
Aktualitet
29 Janar 2026, 16:05
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Baza materiale dhe dosjet në Kadastrën e Vlorës janë ngarkuar ditën e sotme, rreth orës ...
Aktualitet
29 Janar 2026, 16:00
E. D
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë &l...