Politike

"Sot Edi Rama na ka turpëruar"/ Qori: Netanyahu i akuzuar për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare

Me anë të një postimi në Facebook, Qori vë në dukje se Netanyahu është i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza nga Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe nëse ky takim do ishte zhvilluar në  Republikën e Shqipërisë, Shqipëria do kishte detyrimin ligjor, që ta dorëzonte Netanyahun para inistitucionit të Gjykatës Penale ndërkombëtare.

26 Janar 2026, 22:15 Nga E. D
"Sot Edi Rama na ka turpëruar"/ Qori: Netanyahu i akuzuar
Arlind Qori

TIRANË- Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori ka bërë një reagimi lidhur me vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Izrael. Me anë të një postimi në Facebook, Qori vë në dukje se Netanyahu është i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza nga Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe nëse ky takim do ishte zhvilluar në  Republikën e Shqipërisë, Shqipëria do kishte detyrimin ligjor, që ta dorëzonte Netanyahun para inistitucionit të Gjykatës Penale ndërkombëtare. Në fund, Qori shtoi se sot është një ditë, ku Kryeministri Rama na bën me turp të gjithëve.

"Sot Edi Rama është takuar me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Kush nuk e di, Netanyahu është i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Që prej viti 2003 Republika e Shqipërisë ka ratifikuar traktatin e Romës dhe njeh juridiksionin e kësaj gjykate. Kështu që sikur ky takim të mos zhvillohej në Izrael, por në Republikën e Shqipërisë, Shqipëria do kishte detyrimin ligjor, jo vetën ndërkombëtar por për pasojë kombëtar që ta dorëzonte Netanyahun para inistitucionit të Gjykatës Penale ndërkombëtare. Një shtet nuk ka vetëm interesa, ka edhe dinjitet dhe rreputacion në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kur humb dinjitetin dhe rreputacionin nuk e ke për gjë pastaj të shkelësh edhe interesat kombëtare, siç kjo qeveri ka bërë vitet e fundit. Sot është një ditë, ku Edi Rama na bën me turp të gjithëve," tha Qori./Dosja.al

arlind qori

Sondazh

Poll