Aktualitet

EMRI/ Trafikonte armë nga Shqipëria në Itali! Arrestohet në Rinas 30-vjeçari! Ja çfarë sekuestroi policia

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij operacioni, u kap në flagrancë Halil Hysaj, 30 vjeç rezident në Itali.

27 Janar 2026, 09:01 Nga D.S
EMRI/ Trafikonte armë nga Shqipëria në Itali! Arrestohet në
arma e sekuestruar

TIRANË-  Policia kufitare në Rinas ka zbuluar një rast të trafikimit të armëve nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij operacioni, u kap në flagrancë Halil Hysaj, 30 vjeç rezident në Itali.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit me skaner, në bagazhet e Hysajt, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit"

Njoftimi i policisë: 

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria”/ Goditet një rast i tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, nga Shqipëria në Itali.Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga një 30-vjeçar shqiptar, rezident në Itali. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas vijojnë punën intensive për garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve dhe zbatimin e procedurave të kontrollit në kufi, me fokus parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara me qëllim parandalimin e çdo paligjshmërie, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”, në kuadër të të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri, nga Shqipëria në Itali.

Gjatë këtij operacioni, u kap në flagrancë, në dalje të Shqipërisë, dhe u vu në pranga shtetasi shqiptar H. H., 30 vjeç, rezident në Itali. Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”/Dosja.al

trafikonte arme nga shqiperia ne itali halil hysaj

Sondazh

Poll