Politike

Parku 'Durana Tech' fantazëm, Malaj: Kryejmë kontrolle periodike ndaj kompanive

Malaj u shpreh se Tatimet dhe Korporata e Investimeve, e drejtuar nga Elira Kokona, kanë kryer kontrolle periodike ndaj kompanive pjesë e këtij Parku, sipas parashikimeve ligjore.

26 Janar 2026, 11:39 Nga I.A
Parku 'Durana Tech' fantazëm, Malaj: Kryejmë kontrolle
Petrit Malaj

TIRANË- Ministri i Financave Petrit Malaj ka mbrojtur parkun fantazëm 'Durana' dhe kompanitë që janë regjistruar se kryejnë aktivitet në këtë park. Në konferencën për shtyp, Malaj u pyet se çfarë masash ka marrë institucioni i drejtuar prej tij dhe Drejtoria e Tatimeve ndaj këtij Parku dhe kompanive e personazheve të hetuara nga SPAK si grup i strukturuar kriminal.

Malaj u shpreh se Tatimet dhe Korporata e Investimeve, e drejtuar nga Elira Kokona, kanë kryer kontrolle periodike ndaj kompanive pjesë e këtij Parku, sipas parashikimeve ligjore.

"Për sa i përket subjekete që janë tashmë subjekete të regjistruara në parkun Durana. ka një kuadër ligjor që është i mirëpërcaktuar se kush janë subjekete që përfitojhnë. Këto subjekte kanë qenë objekt analizë nga kompania, AIC apo autoriteti përkatës. Lista e subjekteve përfituese i përcillet administratës tatitmore, pas një analize të thelluar dhe do të vendoset nëse do të përfitojnë lehtësira tatimore. Megjithatë marrja e lëhtësirave tatimore nuk i përjashton autoritetet tatimore të shkojnë dhe të kryejnë kontroll nëse vërejnë që ka parregulltësi," tha Malaj./Dosja.al

petrit malaj parku durana

Sondazh

Poll