Politike

Ministri Lamallari: Reforma në drejtësi, reforma kyçe që hapi rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësor, Lamallari theksoi se, hapja e vtit të ri gjyqësor është një rast i vlefshëm për të reflektuar mbi hendekun në sistemin e drejtësisë, duke kujtuar se një dekadë më parë, ai u nënshtrua një reforme të thellë

26 Janar 2026, 11:12 Nga D.S

Ministri Lamallari: Reforma në drejtësi, reforma kyçe që

Besfort Lamallari

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari tha se reforma në drejtësi ishte reforma kyçe që hapi rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, krijoi institucione të reja dhe, bashkë me to dhe praktikat e tjera shoqërore.

Në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësor, Lamallari theksoi se, hapja e vtit të ri gjyqësor është një rast i vlefshëm për të reflektuar mbi hendekun në sistemin e drejtësisë, duke kujtuar se një dekadë më parë, ai u nënshtrua një reforme të thellë. Sipas ministrit të Drejtësisë, Shqipëria nuk është më në fazën e ndërtimit, por në fazën e dhënies së llogarisë dhe konsolidimit.

“Ky është një rast i vlefshëm për të reflektuar mbi hendekun në sistemin e drejtësisë, kur afro një dekadë më parë u desh të nënshtrohej një reformë e thellë. Pavarësia nuk mund të kuptohet pa një llogaridhënie, pasi zbatimi me objektivitet i parimit të kontrollit mund të sigurojë përgjegjshmërinë, transparencën dhe pushtetin e qëndrueshëm të një sistemi ku Gjykata nuk është thjesht një zbatuese e ligjit, por interpretuese e vlerave kushtetuese, duke shërbyer kështu si balancues moral dhe juridik i garantimit të të drejtave dhe lirive themelore. Vetëm në këtë mënyrë ato ruajnë dhe forcojnë besimin e publikut. Reforma në drejtësi ishte reforma kyçe që hapi rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, krijoi institucione të reja dhe, bashkë me to, praktikat e tjera shoqërore.

Sot nuk jemi më në fazën e ndërtimit, por në fazën e dhënies së llogarisë dhe konsolidimit. Rënia e mitit kundër pandëshkueshmërisë, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, mbetet një sfidë e rëndësishme. Inpektoriati i Lartë i Drejtësisë është krijuar pikërisht për qëllimin për të garantuar standarde të larta profesionalimi dhe disipline në radhët e magjistratëve. Në vitet 2023-2025, numri i inspektimeve dhe hetimeve disiplinore mbeti i ulët. Konkretisht nga 1374 ankesa të regjistruara, janë marrë vetëm 23 vendime për çelje hetimi disiplinor për 25 magjistratë, ndërsa pjesa tjetër dërrmuese është arkivuar pas shqyrtimit fillestar”, tha Lamallari./Dosja.al

miinstri i drejtesise

Sondazh

Poll