Politike

Aksioni i Tatimeve në ndërtim, Malaj: Synon ndërgjegjësimin kundër informalitetit në paga

Në një konferencë për mediat bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve Ilir Binaj, Malaj theksoi se nisma e ndërmarrë mbi të dhënat e grumbulluara nga administrata tatimore synon ndërgjegjësimin e subjekteve të sektorëve kyç kundër informalitetit në paga.

26 Janar 2026, 11:02 Nga I.A

Aksioni i Tatimeve në ndërtim, Malaj: Synon ndërgjegjësimin

TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj ka komentuar aksionin e Tatimeve të ndërmarrë në sektorin e ndërtimit në vend. Në një konferencë për mediat bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve Ilir Binaj, Malaj theksoi se nisma e ndërmarrë mbi të dhënat e grumbulluara nga administrata tatimore synon ndërgjegjësimin e subjekteve të sektorëve kyç kundër informalitetit në paga.

Po ashtu Malaj u shpreh se pjesë e objektivave është rritja e formalizimit në sektorë kyç të ekonomisë me risk të lartë siç janë turizmi dhe ndërtimi.

“Në agjencitë imobiliare janë evidentuar shkelje të rënda: mungesë transparence të çmimeve, mosdeklarim i pagave, si dhe moslëshim i faturave tatimore. Objektivat e administratës fokusohen në formalizimin e tregut të punës, deklarimit të pagave, dhe deklarimit të xhirove që realizojnë në sektorin e ndërtimit. Administrata tatimore në nëntor 2025 ndërmori nismën kundër informalitetit. Mbi 13 mijë sms ndërgjegjësuese u janë dërguar subjekte që operojnë në sektorin e ndërtimit.

Kemi rritje të numrit të punonjësve që paguhen midis fashave 700-1000 euro. Rritje të punonjësve që paguhen mbi 120 mijë lekë. Por, ka ende subjekte që nuk kanë reaguar nga sms që ka dërguar administrata tatimore dhe do jenë subjekt kontrolli”, tha Malaj./Dosja.al

ilir binaj petrit malaj

Sondazh

Poll