Kryebashkiaku Veliaj kërkon ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata Kushtetuese mbledh trupën gjyqësore për të shqyrtuar kërkesën
Erion Veliaj TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë një kërkesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, i ciili në ...
I pyetur lidhur me deklaratat e Presidentit Serb, Aleksandar Vuçiç, për këtë marrëveshje, Vengu tha se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nuk kanë nevojë t’i marrin leje askujt për të nënshkruar marrëveshje në fushën e mbrojtjes.
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka deklaruar se Shqipëria ka ftuar Serbinë që të marrë pjesë në marrëveshjen e nënshkruar me Kosovën dhe Kroacinë në fushën e mbrojtjes. Gjatë një deklarate për mediat, Vengu u shpreh se ky është një partneritet i hapur dhe vendet e tjera janë të mirëpritura që të bashkohen.
I pyetur lidhur me deklaratat e Presidentit Serb, Aleksandar Vuçiç, për këtë marrëveshje, Vengu tha se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nuk kanë nevojë t’i marrin leje askujt për të nënshkruar marrëveshje në fushën e mbrojtjes.
“Patjetër kam vënë re herë pas here një sens paniku nga deklarata zyrtare në Beograd. Mund t’ iu them që është një marrëveshje trepalëshe që nuk është ndërtuar kundër askujt. Madje kam qenë unë vetë i pari që kam shprehur edhe ftesë, pse jo, që Serbia, nëse gjykon se rajoni, stabiliteti, qëndrueshmëria dhe e ardhmja euroatlantike e vendeve të rajonit është e rëndësishme, atëherë t’i bashkëngjitet kësaj iniciative. Ja u merr mendja që nuk kam marrë një përgjigje për sa i përket kësaj ftese. Mund t’iu them që Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë filluar në bazë të kësaj marrëveshjeje, qoftë në rrafshin ushtarak, stërvitor, akademik arsimor por edhe të prodhimit ushtarak, të bashkëpunojnë.
Me Kosovën kemi dakordësi për sa i përket mjeteve të blinduara. Dhe kjo vjen për dy arsye: E para sepse lexojmë rreziqe dhe kërcënime në rajon të njëmendje. E dyta, nuk besoj se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova, kanë nevojë të marrin leje për saj i përket kësaj pjese. E treta: mikpresim edhe vende të tjera të na bashkëngjiten. Është partneritet i hapur. Shumëkush e quan marrëveshje të mbrojtjes. Kemi vënë re që të tre vendet kanë nevoja të ngjashme për sa i përket rritjes së kapaciteteve”, tha Vengu.
Erion Veliaj TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë një kërkesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, i ciili në ...
IZRAEL- Kryeministri Edi Rama është takuar mesditën e sotme me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem. Pasdite R...
Edison Memolla TIRANË- Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës Edison Memolla i dënuar në Shkallën e Parë paraqitet në Ape...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari tha se reforma në drejtësi ishte reforma kyçe q&...
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj ka komentuar aksionin e Tatimeve të ndërmarrë në sektorin e ndërtimit në vend. N...
Sali Berisha STRASBURG- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ndodhet sot në selinë e Asamblesë Parlamentare të Këshil...
Toni Gogu, Majlinda Dhuka, Adea Pirdeni Komisionet Parlamentare të Kuvendit e nisën sesionin e ri parlamentar duke miratuar një sër&eum...
Edi Rama në Izrael IZRAEL- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael me rastin e pjesëmarrjes së tij në konferencën Nd&...
Sali Berisha TIRANË- Media franceze, Le Courrier des Balkans, raportoi se Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri thi...
Edi Rama TIRANË- Ish-deputetja Niki Tzavella, ka pretenduar se kryeministri Edi Rama mori një bursë nga nj...