Politike

Nënshkruhet marrëveshja me Izraelin për dronët luftarakë! Ministri Vengu: Sistemet fillojnë prodhimin në shkurt

Në një deklaratë për median, Vengu tha se, bëhet fjalë për një kontratë që kap vlerën 30 milionë euro.

26 Janar 2026, 13:18 Nga D.S
Nënshkruhet marrëveshja me Izraelin për dronët
Pirro Vengu

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se Shqipëria pritet të nisë në muajin shkurt prodhimin e dronëve. Në një deklaratë për median, Vengu tha se, bëhet fjalë për një kontratë që kap vlerën 30 milionë euro.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes, pjesë e marrëveshjes me Izraelin ku zbatues është Elbit nga pala izraelite dhe Kayo nga pala shqiptare, janë tre cështje bashkëpunimi. Ai u shpreh uniformat janë në pritje, sistemet dron fillojnë prodhimin në shkurt ndërsa sistemet antidron presim të finalizohen para fundit të këtij viti.

“Si pjesë e marrëveshjes me Izraelin ku zbatues është Elbit nga pala izraelite dhe Kayo nga pala shqiptare, kemi tre cështje bashkëpunimi. Është nënshkruar vetëm një kontratë, sa i përket kapaciteteve të dronëve luftarakë dhe sistemeve antidron.

Bëhet fjalë për një kontratë që kap vlerën 30 milionë euro. Po investimojmë në ato komponentë që i gjykojmë esencialë për momentin ndaj edhe kemi këtë kontratë për momentin. Presim për uniformat para fundit të këtij 6 mujori, sistemet dron fillojnë prodhimin në shkurt, sistemet antidron presim të finalizohen para fundit të këtij viti”, tha Vengu./Dosja.al

pirro vengu kontrata me izraelin per dronet dronet ne shqiperi

Sondazh

Poll