Aktualitet

FOTO/ Bujar Sefa ishte pjesë e grupit ‘Rraja’, pritet ekstradimi i tij nga Dubai në Shqipëri

Sefa akuzohet se është pjesë e grupit të trafikut të ‘Rrajave’.

26 Janar 2026, 11:00 Nga D.S
FOTO/ Bujar Sefa ishte pjesë e grupit ‘Rraja’, pritet
Bujar Sefa

TIRANË- Pas dy vitesh i shpallur në kërkim, Bujar Sefa u arrestua në Dubai dhe do të ekstradohet drejt Shqipërisë. Sefa akuzohet se është pjesë e grupit kriminal ‘Rraja’, ku merrej me trafikimin e drogës.

Sipas njoftmit të policisë, Sefa akuzohet se ka qenë drejtuesi i një grupi kriminal, i cili në vitin 2020 ka kultivuar bimëve narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi të Krujës. Uniformat blu bëjnë me dije se, Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi po bashkëpunojnë për të ekstaduar 39-vjeçarin në Shqipëri./Dosja.al

bujar xaku rraja bujar sefa

Sondazh

Poll