Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Durrës, Policia: I plagosur edhe një kalimtar, ndodhen në spital

Ndërkohë që i plagosur ka mbetur dhe një kalimtar i rastit, i cili ndërhyri për të parandaluar ngjarjen.

26 Janar 2026, 10:33 Nga I.A
Plagosja e dyfishtë në Durrës, Policia: I plagosur edhe një
Vendngjarja

DURRËS- Detaje kanë dalë nga plagosja e dyfishtë në Durrës mëngjesin e sotëm. Mësohet se babai ka qëlluar me thikë vajzën e tij 24 vjeçe për motive të dobta. 

Ndërkohë që i plagosur ka mbetur dhe një kalimtar i rastit, i cili ndërhyri për të parandaluar ngjarjen. Të dy të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.  

Njoftimi i Policisë:

Durrës / Informacion paraprak Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë). Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.

policia e durresit plagosje ne durres

Sondazh

Poll