Aktualitet

Mos harroni çandrat! Ja parashikimi i motit për sot

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të ditës deri në orët e mesditës të herëpashershme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit.

26 Janar 2026, 07:16 Nga D.S
Mos harroni çandrat! Ja parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

Moti ditën e sotme parashikohet prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura ndërsa pas orëve të mesditës mot me vranësira si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të ditës deri në orët e mesditës të herëpashershme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave.

Pas orëve të mesditës reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 700-800 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Shikimi i reduktuar nga prezenca e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Gjithashtu, era do të fryjë me drejtim juglindje  lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë./Dosja.al

parashikimi i motit per 26 janar moti

Sondazh

Poll