Politike

Shqipëria mbledh 1.15 miliardë € grante dhe borxhe për rindërtimin. Rama: Kaloi dhe fantazinë time, mirënjohje për të

16 Shkurt 2020, 17:51 Nga DOSJA
Shqipëria mbledh 1.15 miliardë € grante dhe borxhe për

TIRANË- Shqipëria “ka mbushur xhepat” nga Konferenca e Donatorëve, që u organizua nga Komisioni Evropian në Bruksel. Nga Konferenca e Donatorëve është arrtiur që të mblidhen më shumë se 1 miliardë Euro, duke tejkaluar dhe faturën e dëmeve që u shkaktua nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas përllogaritjeve Shqipëria do të ketë në dispozicion më shumë se 500 milionë Euro grante po aq dhe kredi me interesa zero që do përdoren në procesin e rindërtimit.

Bashkimi Evropian ka dhuruar 115 milionë Euro, Franca 100 milionë dhe 65 milionë Euro hua, Emriatet e Bashkuara Arabe 70 milionë, SHBA 5 milionë dollarë, Italia 65 milionë, Gjermania 11 milionë dhe të gjitha vendet e tjera të BE dhe vendet jashtë saj kanë kontribuar me mundësitë e tyre për Shqipërinë. Një sasi e madhe parash do të jepet dhe në formë huaje nga banka ndërkombëtare, po ashtu të gjitha bankat kanë dhënë dhe grante që kalojnë vlerën e 150 milionë Eurove.

Një prej zyrtarëve që ka mbështetur këtë konferencë ishte dhe Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, që ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të dhuronin për Shqipërinë dhe i ka bindur që të bënin një gjë të tillë dhe jashtë pritshëmërive të saj. Pas konferencës Rama ka dalë në një deklaratë për mediat dhe u shpreh se gjithçka kishte kaluar dhe fantazinë e tij. Kreu i Qeverisë Shqiptare tha se do ishte i lumtur që të grumbullonte gjysmën e vlerës së faturës të tërmetit, por kur kjo shifër u kalua, Rama tha se tashmë jemi më shumë se të lumtur.

Çfarë ndodhi në Shqipëri në 26 nëntor?

Më 26 nëntor 2019, një tërmet me madhësi 6.4 ballë goditi Shqipërinë, duke shkaktuar shkatërrimin e infrastrukturës publike dhe private dhe la pas 51 viktima e më shumë se 1000 të plagosur. Po ashtu 14 mijë banorëve iu dëmtuan shtëpitë dhe u strehuan për shumë kohë në hotele apo banesa me qira. Nga tërmeti mijëra ndërtesa janë dëmtuar seriozisht, përfshirë shkolla, spitale dhe institucione të tjera shtetërore. Pas tërmetit, të shumtë ishin ata që kontriubuan për të ndihmuar familjet e prekura, ku shumë shoqata bamirëse ishin dhe në terren me veshmbathje dhe ushqime. Nga ana tjetër vendet e BE, SHBA e shtete të tjera dërguan forca për të ndihmuar në terren me përvojë dhe infrastrukturë. Nga ana tjetër BE akordoi një grant fillestar prej 15 milion € për rindërtimin e ndërtesave publike me përparësi. Ndihmë monetare pati dhe nga vende të tjera, por në shuma të vogla. Qeveria shqiptare pak ditë më parë ka bërë me dije se fatura e dëmeve të tërmetit është 1 miliard Euro. 

(A.B. J.V. F.G Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj edi rama europa jep 100 milione euro ndihma per shqiperine konferenca e donatoreve ursula von der leyen arben ahmetaj edi rama europa jep 100 milione euro ndihma per shqiperine konferenca e donatoreve ursula von der leyen

Sondazh

Poll