Aktualitet

Makabre në Itali, vritet me thikë 30-vjeçari shqiptar dhe hidhet në rrugë, e gjen një kalimtar, mister arsyet (FOTO)

17 Shkurt 2020, 10:08 Nga DOSJA
Makabre në Itali, vritet me thikë 30-vjeçari shqiptar dhe

ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin Porto Sant-Elpidio të Italisë. Një 30-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë, në periferi të Corva, në Porto Sant’Elpidio.

Sipas Gazetës ‘Il Resto del Carlino’ 30-vjeçari,  identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije,  është vrarë brutalisht me thikë dhe është hedhur në rrugë. Një kalimtar i rastit ka njoftuar policinë. Megjithëse u dërgua në spital, mjekët nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar për shkak se plagët ishin të shumta dhe të thella.

Për hetuesit kjo është padyshim një vrasje me paramendim. Makina e viktimës u gjet e parkuar afër shtëpisë së tij. Ndërkohë, autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorëve, si dhe motivin e ngjarjes së rëndë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali porto sant'elpidio vritet shqiptari ne itali itali porto sant'elpidio vritet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll