Aktualitet

I zbulohet dënimi për grabitjen me armë, anulohet ekstradimi i një prej qitësve në atentatin ndaj Inez Hajrullës, Gentian

17 Shkurt 2020, 09:57 Nga DOSJA
I zbulohet dënimi për grabitjen me armë, anulohet ekstradimi i

TIRANË– Gentian Dauti, një nga qitësit në atentatin ndaj Inez Hajrullës, ngjarje e ndodhur në muajin maj të vitit 2019 nuk do të ekstradohet drejt Shqipërisë. Dosja.al ka mësuar se Dauti, për të cilin po bëheshin gati procedurat e ektradimit, i është zbuluar një dënim që ka marrë nga Gjykata e Arrezos me 1 vit e tetë muaj burg për grabitje me armë.

Pikërisht për këtë arsye, drejtësia italiane ka bërë me dije se Dauti do të vuajë këtë dënim në Itali dhe se nuk mund të ekstradohet gjatë kësaj periudhe.

Pak ditë më parë u ekstradua në Shqipëri Igli Memaj. Memaj, i njohur ndryshe si ‘Suljoti’, ka mbërritur në Shqipëri më datë 28 janar të këtij viti, pasi akuzohet se është një nga atentatorët e nipit të Edison Harizajt, Inez Hajrulla, ngjarje e ndodhur më 10 maj 2019, në qendër të qytetit të Vlorës, në afërsi të bar “OSLO”. Gjatë seancës gjyqësore, ku u la në burg, Memaj i njohur me nofkën “Suljoti”, ka mohuar përpara trupit gjykues që të ketë marrë pjesë në atentat. Madje, ai është shprehur se emrin e Hajrullës, sapo e ka dëgjuar dhe nuk ia ka aspak idenë se kush është ai.

Nuk e njoh Inez Hajrullën, emrin e tij e kam dëgjuar vetëm në televizor. Nuk kam fare njohje me të dhe nuk kemi pasur ndonjëherë konflikte. Jam suprizuar edhe me vetë akuzën. Unë jam krejtësisht i pastër, dhe nuk jam i përfshirë në këtë ngjarje,”- mësohet të jetë shprehur Memaj.

Në ditët në vijim, gjithashtu, mësohet se do të ekstradohet nga Italia, Elmaz Dauti, ndërkohë që nuk ka asnjë gjurmë nga ‘Doqja’, i cili është gjithashtu i dyshuari kryesor për ekzekutimin e ish-policit, Santiago Malko, vrasje e 28 gushtit 2019.

Në mëngjesin e 10 Majit 2019, Inez Hajrulla, person me precedent penalë, ka qenë në shoqërinë e disa shokëve të tij në lokal, që ndodhet në kompleksin “Oslo” në Vlorë, kur nga dy armë automatike janë lëshuar breshëri plumbash drejt tavolinës së tyre. Hajrulla nuk ka marrë asnjë dëmtim, kjo falë edhe reagimit të tij me një pistoletë që atë ditë e kishte me vete. I vetmi person që ka marrë një plumb në këmbë, ka qenë një punonjës i bashkisë Vlorë, Dajko Cenodemaj, që ishte rastësisht në një lokal tjetër.

Prokuroria dhe policia e Vlorës kanë identifikuar 8 persona si pjesëmarrës në këtë atentat, ku momentalisht 7 janë arrestuar dhe ndodhen në burg, ndërsa personi i 8 dhe kryesori i kësaj skuadre, është shpallur në kërkim. Katër prej këtyre personave si të implikuar në këtë atentat, janë arrestuar në datën 15 nëntor 2019, të cilët quhen Albano Goxhaj nga Fieri, Ardjan Ahmeti Tirana, Dejvison Serjani menaxher i një klubi nate të njohur në Tiranë si dhe Daut Elmazi, ky i fundi nipi i Armando Sulejmanit ose “Çipurit” që momentalisht ndodhet në burg.

Ndërsa në Vlorë është prangosur Xheladin Merko, person që dyshohet se ka ndihmuar grupin e zjarrit, të largohet dhe përkrahur autorët, pas krimit dhe djegies së makinave. Operacioni policor “Gjurmimi” është shtrirë deri në Itali, ku pikërisht në këtë shtet, janë arrestuar Gentian Dauti vs Zoto dhe Igli Sulioti vs Memaj. Ndërkohë në kërkim vijon të jetë Fatmir Hyseni (Elidon) Musaj ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Doqja”, ose kunati i “Didit” të Vlorës. Ky person momentalisht nuk është mundur të arrestohet nga policia e Vlorës, ndërkohë që emri i Fatmir Hysenit, rezulton në kërkim edhe për ngjarjen e vrasjes nga klani “Duka”, të ish-policit Santiago Malko në Tiranë, mikun e Ervis Martinaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat inez hajrulles elmaz dauti fatmir hyseni gentian dauti inez hajrulla xheladin merko atentat inez hajrulles elmaz dauti fatmir hyseni gentian dauti inez hajrulla xheladin merko

Sondazh

Poll