Aktualitet

Sot nisin aplikimet për kreditë e buta në Tiranë, kategoritë më të favorizuara, kushtet që duhet të plotësoni

17 Shkurt 2020, 07:29 Nga DOSJA
Sot nisin aplikimet për kreditë e buta në Tiranë,

Tiranë- Ditën e sotme nisin aplikimet për kreditë e buta në Bashkinë Tiranë dhe do të zgjasin deri më 17 mars. Pritet që 1000 familje në Tiranë të përfitojnë kredi të buta, ku kategoritë më të favorizuara janë çiftet e reja, gratë kryefamiljare dhe komuniteti rom.

Aplikuesi duhet të ketë të ardhura mujore nga 31 mijë lekë deri në 115 mijë lekë. Përfituesit do të paguajnë norma fikse të interesit 3%, për një afat kohor maksimal nga 30 deri në 35 vjet.

Aplikuesit duhet që të kenë kujdes në plotësimin e dokumentacionit dhe paraqitjen e tyre brenda afatit kohor, pasi në të kundërt, do të jenë automatikisht të përjashtuar nga programi për përfitimin e kredive të buta.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kreditë e buta në bashkinë tiranë nis aplikimi për kredi të butë kreditë e buta në bashkinë tiranë nis aplikimi për kredi të butë

Sondazh

Poll