Darkë me karkaleca dhe verë të bardhë/ Media gjermane “Bild” bën bashkë politikanët dhe biznesmenët, mes tyre Rama,
17 Shkurt 2020, 09:32Nga DOSJA
Gjermani- Media gjermane “BILD” ka mbledhur në një darkë tradicionale politikanë, personazhe “VIP”, pas Konferencës së Sigurisë së Mynihut, ku mes tyre ishte i ftuar edhe Kryeministri Edi Rama. Media gjermane ka përshkruar darkën, që sipas saj ka qenë me karkaleca, midhje dhe verë të bardhë. Nuk kanë munguar edhe shakatë mes tyre. Një nga ata që ka shkrirë së qeshuri të pranishmit ka qenë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa tregonte për kostumet e tij.
Shkrimi i plotë i BILD:
Birrë e shërbyer në gota të akullta prej guri, rafte me midhje, kërmij, karkaleca e verë të bardhë, dhe shumë kohë për biseda personale midis CEO-ve, kryeministrave, ministrave, presidentëve të shteteve. Kjo ishte ‘Ushqim deti dhe Siguri’, darka tradicionale e ‘BILD’ për konferencën e sigurisë së Mynihut në restorantin e ndriçuar nga shandanët, ‘Chez Fritz’. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri shaka në lidhje me kostumet e tij:‘Herën e parë që kisha kostum ishte gjatë pagëzimit, të dytin për martesë dhe kisha menduar se kostumin e tretë do e kisha në varrimin tim, por tani më duhet t’i mbaj veshur këto gjëra të mallkuara çdo ditë’. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ishte bashkë me bashkëshorten e tij, Sekretari amerikan i Energjisë, Dan Brouillette, rrëfeu sesi në vitet ’80 kishte qenë ushtar në pikën e kontrollit Charlie në Berlin. Gjeniu i Facebook, Mark Zuckerberg, kërkonte patjetër të bisedonte me shefin e Volkswagen, Herbert Diess.
Të ftuar të tjerë: Bosi i Mercedes-Benz, Ola Källenius, CEO i Lufthansa-s, Carsten Spohr, moderatorja Anna von Bayern, ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ardhmja e CDU-së, Jens Spahn, ministri i Transportit, Andreas Scheuer, Gjenerali i SPD-së, Lars Klingbeil dhe udhëheqësi i grupit rajonal të CSU-së, Alexander Dobrindt. Bashkëpritës dhe përfaqësues i BILD-it, Paul Ronzheimer: ‘Ushqim deti dhe siguri’ do të thotë që në një atmosferë të relaksuar ka mëshumë biseda të hapura për politikën e jashtme sesa kudo tjetër.
TIRANE- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në aksin Tepelenë-Mallakastër,në afërsi të fshatit Qesaratë, ku një furgon i Drejtorisë së Burgjeve të Tiranës...
TIRANË– Thoma Jano, zv. Prokurori i Përgjithshëm, është konfirmuar në detyrë pasi ka rezultuar i pastër në të tria shtyllat e rivlerësimit si pasuria, aftë...
Tiranë- Ditën e sotme nisin aplikimet për kreditë e buta në Bashkinë Tiranë dhe do të zgjasin deri më 17 mars. Pritet që 1000 familje në Tiranë të përfitojnë kr...
TIRANË– Takim me fermerët e kultivues të Paulonias nga vendi dhe Kosova shkëmbyen përvoja dhe janë konslutuar mbi problematikën në kultivimin e kësaj bime....
Shqipëri- Tregu i punës është në krizë për profesionistë, por edhe ata që dalin po i merr Gjermania. Këta të rinj janë nxënës në arsimin profesional, por me të ...
Tiranë- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia pritet sot të zbarkojnë në Astir, për të shembur godinat në lotin e dytë, të “Unazës së Re...
TIRANË- Punëtorët e huaj në Shqipëri tani janë realitet. Një çështje që është shumë kohë më parë ishte thjesht debat absrakt, tashmë është realitet....
MALËSI E MADHE- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Malësi të Madhe. Sipas informacioneve, mësohet se ngjarja e rë...
TIRANË- Korrupsioni në Shqipëri sipas “Trancparence International”, Bankës botërore dhe disa organizatave shqiptare që e monitorojnë atë është përkeqësuar....