Aktualitet

Arrestohet ‘skifteri’ në Tiranë, vidhte biçikleta, më herët i dënuar për prostitucion

17 Shkurt 2020, 08:39 Nga DOSJA
Arrestohet ‘skifteri’ në Tiranë, vidhte biçikleta,

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 39-vjeçarin me iniciale L.Ç, pasi akzuohet se ka vjedhur disa biçikleta në Tiranë. Sipas Policisë, më herët 39-vjeçari është dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar, i dyshuar si autor i disa rasteve të vjedhjes së biçikletave. Komisariati i Policisë Nr. 1, nisur nga shqetësimet e qytetarëve në lidhje me vjedhjet e biçikletave, të ndodhura kohët e fundit në juridiksionin e këtij Komisariati, organizoi punën dhe si rezultat u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë një biçikletë, shtetasi: L. Ç., 39 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese).

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se ky shtetas është autor edhe i dy rasteve të tjera të vjedhjeve të biçikletave, të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: tri biçikleta të vjedhura, praktika noteriale për shitjen e biçikletave të vjedhura; pajisje të përdorura për realizimin e vjedhjeve, si dhe pjesë biçikletash të vjedhura. Ndërkohë, vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjes së biçikletave. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë”. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 39-vjeçari në tiranë arrestohet 39-vjeçari në tiranë

Sondazh

Poll