Aktualitet

IKMT dhe Policia pritet të ‘zbarkojnë’ në Astir/ Sot nis shembja e banesave, banorët në protestë: Shteti po kryen një

17 Shkurt 2020, 06:08 Nga DOSJA
IKMT dhe Policia pritet të ‘zbarkojnë’ në Astir/ Sot

Tiranë- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia pritet sot të zbarkojnë në Astir, për të shembur godinat në lotin e dytë,  të “Unazës së Re”. Ndërkohë banorët e zonës janë ngritur në protestë, pasi shprehen se nuk kanë se ku të shkojnë. Sipas tyre qeveria pa asnjë dokument, me një tender fiktiv, do të shkatërrojë shtëpitë e tyre.

“Shteti po kryen një krim ndaj qytetarëve. Do të luftojmë të marrim atë që na takon. Lajmërimi për shembjen e banesave ka qenë verbal dhe jo me shkresë. Nuk do ja japim pronën askujt.”, shprehen qytetarët.

I pranishëm në këtë protestë është edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili u shpreh se qeveria Rama është një lavatriçe e krimit të organizuar.

“Rama është lavatriçe e krimit të organizuar. Këtu është shkelur ligji me të dyja këmbët. Banorët unë dua t’i siguroj që PD nuk tërhqiet nga kontrata me heronjtë e Unazës së Re. Pse në këtë shtet nuk preken shtëpitë e oligarkëve? Kjo është qeveri e krimit.”, u shpreh Klevis Balliu.

Më 13 shkurt punonjësit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit,  të shoqëruar nga Policia, zhvilluan një aksion në zonën e Astirit në Tiranë, ku njoftuan biznesmenët dhe banorët që të largojnë materialet nga bizneset dhe të boshatisin banesat, pasi do nisë shembja e godinave,  ditën e hënë (sot, më 17 shkurt).

Prej një viti banorët e Astirit kundërshtojnë projektin “Unaza e madhe”, që sipas tyre është korruptiv dhe u prek banesat. Shumë protestues janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar shembjen e banesave të tyre.  Shkak për arrestimet janë ndryshimet në Kodin Penal, ku bllokimi i rrugës është klasifikuar si një vepër penale dhe kushdo që shkel ligjin hyn në burg.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e astirit në protestë banorët e astirit në protestë

Sondazh

Poll